Gossip

Twitteri me 280 karaktere, ja reagimet e klubeve të futbollit

Rrjeti social Twitter është një nga më të preferuarit në botën e futbolit, për të njoftuar të rejat më të fundit. Së fundi, Twitter ka rritur numrin e karaktereve që mund të përdoren në një status, duke e çuar në 280 të tilla.

Kjo ka marrë përgëzimet e shumë klubeve të futbollit, por edhe futbollistëve, që përshëndetën vendimin e Twitter-it për shtimin e karaktereve.

“Twitter, faleminderit për 280 karakteret! Tani ne mund të shkruajmë të gjithë titujt që kemi fituar”, ishte postimi në llogarinë zyrtare të Milanit, që vijonte me rreshtimin e titujve të fituar.

Nuk munguan as mesazhet e Interit, Bayernit të Mynihut, Manchester City-t, Barcelonës, PSG-së, Sampdorias, etj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency