Futboll

Japoni – Brazil, miqësorja parapërgatitore për “Rusi 2018”

Një tjetër miqësore interesante për t’u ndjekur në ekranin e Supersport do të jetë dhe Japoni-Brazil. Të dyja skuadrat kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës “Russi 2018”. Brazili mbylli grupin e Amerikës Latine në vendin e parë me 10 pikë distancë nga vendi i dytë, që mbahet nga Uruguai. Ndërkohë, Japonia mundi të siguronte pjesëmarrjen në eventin më të madh futbollistik të vitit të ardhshëm, pasi arriti të mposhtte 2-0 Australinë. Ky është botërori i gjashtë radhazi, ku Japonia siguron pjesëmarjen. Përballë do të ketë një rival të fortë, më saktë një skuadër yjesh, me emra si Neymar, Coutinho, Gabriel Jesus, David Luiz etj.,  të cilët në Rusi do të shkojnë si një ndër pretendetët kryesorë që mund të fitojnë kompeticionin. Përballja do të zhvillohet në Lille të Francës. Sigurisht që formacioni i “Selecaos” vjen si favorit, pasi përballë do të ketë një kundërshtar të lehtë. Me tëpër sesa një rezultat pozitiv, trajnerët e të dyja kombëtareve do të kërkojnë të krijojnë idetë e tyre për të parë se ku do të jetë e nevojshme të ndërhyhet përpara nisjes së aventurës ruse. Ky takim do të transmetohet në Supersport 2, në orën 13:00.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency