Lajme

Play-off, dy barazime pa gola, Peruja dhe Australia luajnë gjithçka në kthim

Përfunduan në dy barazime pa gola dy sfidat e tjera të fazës Play-off të vlefshme për nga një biletë në Botëoror rus. Në Honduras rastet më të mira i krijoi Australia por portieri vendasve mbajti të paprekur protën. Escober ishte heroi i Honduras që tashmë do të kërkojë suprizën pas 3 ditësh në Australi aty ku Sooceros do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre për të tentuar kualifikimin në Kupën e Botës. Në Wellington, Zelanda e Re rezistoi përballë Perusë duke marrë një barazim pa gola që i jep shanse për të synuar kualifikimin në sfidën e kthimit që do të zhvillohet në Lima. Ishte një donimim i amerikano-jugore sfida por ndërhyrjet e portierit Marinovic si dhe fati i keq i Perusë bënë që gjithçka të mbyllej në barazim pa gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency