Serie A

Manu Trigueros në radarët e Milanit dhe Juves

Milani dhe Juventusi kërkojnë përforcime në mesfushë dhe mund të përplasen në merkato për një objektiv të përbashkët. Siç shkruajnë mediat iberike, dy klubet italiane pëlqejnë 26-vjeçarin e Villarreal, Manu Trigueros i cili luan prej 5 sezonesh me “nëndetësen e verdhë” duke u bërë një shtyllë e ekipit. Operacioni nuk do të jetë i lehtë pasi Villarreali kërkon 40 mln euro për mesfushorin por Milani mund të përdorë në këtë rast kartonin e Carlos Bacca i cili është huazuar me të drejtë blerjeje nga spanjollët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency