Borrielo ndërron sërish skuadër, në janar te Torino?
Torino vuajti shumë javë mungesën e bomberit Andrea Belotti për shkak dëmtimi çka u reflektua me rezultate aspak të mira dhe Mihajloviç kërkon ta shmangë një situatë të tillë në të ardhmen. Drejtuesit po shikojnë për një alternativë në sulm dhe ideja më e fundit është Marco Borriello, bomber me shumë eksperiencë në Serinë A. 35-vjeçari firmosi këtë verë kontratë 2-vjeçare me Spal, ekipin e ngjitur në elitën e futbollit italian por për 2-3 mln euro transferimi te Torino mund të konkretizohet që në janar.



