Dovizioso: Ishte një vit i ekzagjeruar, komplimente Marquez-it
Për Andrea Dovizioson nga njëra anë qëndron zhgënjimi që humbi kampionatin Botëror në garën e fundit, ndërsa në krahun tjetër është krenaria që e provoi deri në fund për të fituar titullin. “ Ishte një vit i ekzagjeruar për ne, sot isha në limitet e mia dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse të komplimentoj Marquez-in për titullin pasi arriti të bënte sërish diferencën”, deklaroi fillimisht italiani i Ducatit. Më pas Dovizioso bëri një koment edhe për shokun e skuadrës spanjollin tjetër Jorge Lorenzo: “ Nuk kam patur asnjë problem me Lorenzon, sot më ka ndihmuar të qëndroj përpara tij”.



