Lind fëmija i katërt i Ronaldos, Alana Martina!
“Ylli” i Realit të Madrid, Cristiano Ronaldo, lajmëroi në rrjetet sociale ardhjen në jetë të vajzës së tij Alana Martina. Portugezi postoi një foto ku shfaqet me partneren e tij Georgina Rodriguez, djalin e madh Cristiano Jr., dhe sigurisht me fëmijën e tij i katërt. Ka qenë një periudhë shumë impenjative për familjen e Ronaldos, pasi gjashtë muaj më parë erdhën në jetë binjakët Mateo dhe Eva, nëpërmjet një nëne surrogate. Në atë kohë Ronaldo nuk ishte i pranishëm gjatë lindjes, pasi ndodhej i grumbulluar me Portugalinë në Kupën e Konfederatave.



