Merkato

Igor Tudor insiston: E dua Arda Turanin te Gallatasaray!

Galatasaray vazhdon të insistojë për transferimin në Turqi të Arda Turan, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të Barcelonës, Valverde. Trajneri i skuadrës nga Stambolli, Igor Tudor, pranoi interesimin për futbollistin e ekipit katalanas. 39-vjeçari deklaroi se Turan është një futbollist i madh dhë një nga lojtarët më të mirë të futbollit turk. Ai theksoi se do të dëshironte që 30-vjeçari të pranonte transferimin te skuadra e tij. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i futbollistit, që duhet të heqë dorë nga paga e lartë që merr te Barcelona, nëse do të kthehet në vendlindjen e tij, ku do të ketë më shumë mundësi aktivizimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency