Lajme

Ventura nuk bind më, në Itali po mendojnë për pasuesin e tij

Lamtumira e Gian Piero Venturës nëse Italia nuk kualifikohet në Botëror, është e sigurtë, por mediat italiane raportojnë se edhe nëse “të kaltrit” përmbysin humbjen minale të Stokholmit, përsëri trajneri 69-vjecar do të largohet nga kombëtarja. Paraqitjet e fundit kanë qenë zhgënjyese, aq sa drejtuesit e Federates Italiane të Futbollit janë bindur për të shkuar me një tjetër trajner në “Rusi 2018”, edhe nëse sonte në “San Siro” fiton me dy gola diferencë, ose kalon me 11-metërsha në rast të përsëritjes së rezultatit 1-0. Carlo Ancelotti është në pritje, pas shkarkimit nga Bayerni në muajin shtator. Emra të tjerë në pritje për të përfituar nga shkarkimi i Venturës janë Antonio Conte, Massimiliano Allegri e Roberto Mancini, por për ta flitet vetëm pas finaleve të Botërorit. Nëse Ventura shkon në Rusi, atëherë atij automatikisht i rinovohet kontrata deri në vitin 2020. Që do të thotë se Federata Italiane e Futbollit do të marrë kosto financiare nëse ndërpret marrëdhëniet kontraktuale me trajnerin në mënyrë të njëanshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency