Futboll

Italianët ngushëllohen me fitoren e shpresave

Në Itali vijon të diskutohet për mbetjen jashtë botërorit të kombëtares, pas 60 vitesh, por fitorja e sotme e skuadrës U-21, 3-2 ndaj Rusisë, ka ngushëlluar disi vendasit.

Skuadra e drejtuar nga Gigi Di Biagio ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë ndaj bashkëmoshatarëve rusë dhe ka arritur të shënojë 3 herë, duke i lejuar vetes luksin të humbë edhe një 11-metërsh.

Mediat italiane i kanë bërë jehonë fitores së kombëtares shpresa, si për t’u ngushëlluar për mbetjen jashtë botërorit, ndërsa theksojnë se pikërisht nga kjo skuadër duhet të fillojë projekti i një Italie të re.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency