Kombëtare

Sabien Lilaj: Unë përqendrohem në fushë, kombëtarja vjen vetë

Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, tregoi për Supersport, emocionet e rikthimit në kombëtare. Korçari vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve në Antalia, ndërsa tha se do të jetë gjithmonë i gatshëm të japë kontributin e tij për Shqipërinë.

“Natyrisht që jam i lumtur për rikthimin në kombëtare dhe mbi të gjitha që pata mundësitë të luaj dhe të tregoj cilësitë e mia. Nuk e kam pasur asnjëherë obsesion ftesën nga Shqipëria, por jam përqendruar gjithmonë në fushën e lojës, për të dhënë më të mirën dhe përmirësuar, pasi e dija se nëse do të isha në formë, do të mbërrinte edhe grumbullimi. Në kombëtare ka futbollistë që luajnë në Europë dhe kanë kushte mjaft të mira përgatitore, ndërsa ne jemi disi mbrapa në këtë drejtim, por besoj që me punë, edhe Superliga mund të nxjerrë lojtarë të vlefshëm për Shqipërinë”, tha Lilaj.

Mesfushori i Skënderbeut konfirmoi dëmtimin në sfidën me Turqinë, teksa me dorën e futur në allçi pranoi se do të mungonte për rreth 3 javë.

“Ndjeva dhimbje gjatë gjithë natës në hotel, ndërsa me të mbërritur bëra konsultat e duhura dhe më rekomanduan allçinë. Besoj se për 3 javë do të qëndroj jashtë, duke punuar vetëm me vrapime të lehta”, tha mesfushori i Skënderbeut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency