Edhe Arsenali në garë për Fellainin
Është në udhëkryq e ardhmja e Marouane Fellaini. Lojtari i Kombëtares Belge, është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, dhe palët priten të mos rinovojnë marrëveshjen mes tyre. Prej disa kohësh për shërbimet e mesfushorit ka shfaqur interes Besiktas, por klubi turk nuk është i vetmi në gjurmët e 29-vjeçarit, pasi lojtari kërkohet edhe nga Arsenali.



