La Liga

Aduriz rinovon me Bilbaon me klauzolë 40 mln euro!

Kontrata e tij aktuale me Athletic Bilbaon i skadonte në verën e ardhshme kur do të mbushë 37-vjeç, megjithatë Artiz Aduriz sulmuesi i kombëtares spanjolle do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën baske edhe për një tjetër sezon. Klubi i Athletic Bilbaos ka bërë publik rinovimin e kontratës me Aduriz edhe me një tjetër sezon teksa lojtari do të jetë pjesë e skuadrës nga San Mames deri në 30 qershor të 2018-s. Në marrëveshjen e re me lojtarin drejtuesit e Bilbaos kanë vendosur një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh, shumë e çuditshme në fakt duke patur parasysh që bëhet fjalë për një futbollist që luan sezonet e tij të fundit në karrierë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency