Kategoria Superiore

Tavo kërcënon: Arbitra bastardë, tërheqim ekipin dhe prishim garën

Kontestimet e Luftëtarit vijuan edhe me presidentin Grigor Tavo, që në emisionin “Gol pas Goli” shfaqi të gjithë zemërimin kundër klasës arbitrale. Sipas drejtuesit më të lart të gjirokastritëve, gjyqtari Ziri vazhdoi goditjet tendencioze ndaj skuadrës së tij.

Grigor Tavo

Nuk dua të komentoj ndeshjen se e panë të gjithë çfarë estrade ndodhi në Gjirokastër. Nuk është hera e parë, por që vjet na kanë dëmtuar rëndë, por nuk ia dolën të na hedhin nga Kategoria. Nëse këtë vendim e kanë marrë, nuk kanë nevojë ta bëjnë ata, por e bëjmë vetë. Këta janë arbitra të degjeneruar. Do të mblidhemi dhe do të marrim vendimet tona. Na kanë masakruar me këta lloj bastardësh. Para ndeshjes më thanë që e kishim të humbur, por nuk doja ta besoja.Kjo nuk duhet të ndodhë sepse hidhen miliona lekë.

Presidenti Tavo kërcënoi edhe prishjen e garës, duke bërë të ditur se te Luftëtari do të diskutohet tërheqja e ekipit të parë dhe aktivizimi i fëmijëve në fushë.

Grigor Tavo

Na kanë ikur donatorët dhe tribunat janë bosh nga këto situata. Kampionatin e prishim vetë dhe nuk e lëmë ta prishin këta arbitra bastardë. Çdo të thotë e prishim kampionatin?Atë që na bëjnë neve, ne do ta bëjmë duke luajtur më fëmijët e vegjël.

Akuzat vijuan edhe më tej, me argumentin se ndryshe nga të tjerët, Luftëtari sulmohet sepse luan futboll vetëm në fushë.

Grigor Tavo

Na sulmojnë sepse jemi njerëz të qetë dhe luajmë futboll. Ata nuk duan të fortin në fushë, por të fortin që u bën presion nga jashtë.Ne vetëm këtë vit kemi dy raste të tjera. Me Kukësin njësoj, me Vllazninë po ashtu. Jemi vazhdimisht të përsekutuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency