Rezultatet e dobëta largojnë Oscar Garcian nga Saint Etienne
Oscar Garcia nuk është më trajneri i Saint-Etienne. Spanjolli dhe klubi francez zgjidhën në mënyrë konsensuale marrëveshjen mes tyre, pas rezultateve zhgënjyese të skuadrës, në javët e fundit në kampionat. Klubi përfitoi nga pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për të analizuar më mirë situatën, me palët që shkuan drejt konsensusit për ndërprerjen e kontratës. Garcia largohet nga ky post pas pothuajse 5 muajsh, me trajnerin që nuk ka kërkuar as dëmshpërblim financiar. Akualisht, Saint Etienne mban vendin e 6-të në Ligën e Parë në Francë me 5 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje. Në tri ndeshjet e fundit ka mundur të grumbullojë vetëm një pikë.



