La Liga

Valverde s’e ka në planet e tij, por Aleix Vidal nuk shkon te Roma

Barcelona nuk ka nisur bisedimet me Romën për shitjen e Aleix Vidal te klubi italian. Lajmin e konfirmon vetë drejtori sportiv i katalanasve, Ariedo Braida, i cili ka hedhur poshtë të gjitha lajmet për transferimin e mundshëm të mbrojtësit te skuadra “verdhekuqe”. Vidal ka luajtur në 20 ndeshje me “blaugranat”, që kur kaloi në “Camp Nou” në vitin 2015, ndërsa këtë sezon shanset për një vend titullari janë zvogëluar, që pas ardhjes së Nelson Semedos nga Benfica. Pavaërisht deklaratës së Baidas, e ardhmja e spanjollit është në dyshim më “Camp Nou”, pasi trajneri Valverde nuk e ka në planet e tij. Vetë Vidal e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit në merkaton e janarit, pasi dëshiron t’i luajë të gjitha shanset deri në fund të sezonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency