S’ka fitues në Vlorë, shënojnë 2-ish, Skënderbeu ruan pathyeshmërinë
Një gol i Gjergji Muzakës pak minuta përpara fundit, shpëtoi Skënderbeun nga humbja e parë sezonale me korçarët që barazuan 1-1 në Vlorë përballë Flamurtarit, duke ruajtur pathyeshmërinë në kampionat. Flamurtari i Shpëtim Duros i shkoi shumë pranë fitores por u ndëshkua vetëm në fund. Një barazim ky për Skënderbeun që vlen sa një fitore pasi erdhi përballë një rivali direkt dhe duke patur parasysh ndalesat e Kukësit dhe Partizanit, skuadra e Dajës ruajti avantazhin prej 7 pikësh në renditje ndaj vendit të dytë. Në Vlorë vendosën dy ish pasi në pjesën e parë Flamurtari gjeti epërsinë me golit e Ditmar Bicajt që e kishte të thjeshtë të shtynte topin drejt rrjetës pas asistit perfekt të Sidibes, ndërkohë në minutën e 88-të kur Flamurtari po shkonte drejt fitores dhe Skënderbeu drejt humbjes së parë, Muzaka goditi saktë me kokë pas krosimit të Vangjelit duke bërë që në stadium të pllakoste heshtja.



