Zidane: Sherri Ramos-Ronaldo? E kanë zgjidhur mes tyre, duam fitoren në derbi!
Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, deklaroi në konferencë për shtyp para sfidës me Atleticon, zërat për një përplasje të mundshme mes Cristiano Ronaldos dhe Sergio Ramosit nuk ndikojnë në dhomat e zhveshjes së “Los Blacos”. Francezi, në njëfarë mënyrë, e pranoi se mes dy elementëve të rëndësishëm të skuadrës së tij ka patur përplasje.
“Nuk ndikojnë farë në skuadër e aq më tepër para një përballjeje mjaft delikate, sikurse është derbi me Atleticon. Ronaldo dhe Ramos kanë shkruajtur historinë e këtij klubi dhe e respektojnë njëri – tjetrin. Megjithatë, ne nuk mund t’i ndalojmë njerëzit të japin opininionin e tyre, madje as për Neymarin (i cili përflitet për një transferim ne Santiago Bernabeu”). Cristiano dhe Ronaldo mund të kenë mendime të ndryshme dhe asnjëri nuk mund t’i ndalojë t’i shprehin. Ata janë të zgjuar dhe i kanë sistemuar gjërat mes tyre. Jemi të përqendruar te ndeshja e radhës.”
Përsa i përket derbit, trajneri francez u mundua të largonte presionin mbi futbollistët e tij, duke theksuar se vlen tri pike, si gjithë takimet e tjera.
“Futbollistët janë mirë, na mungon ndonjë element, por, pak e nga pak, po riaftësohen të gjithë. Mendojmë se ndaj Atleticos do të luajmë një ndeshje të rëndësishme, si gjithmmonë, por për mua vlen si gjithë të tjerat, tri pikë. Synimi ynë është ta fitojmë.”
Zidane u shpreh se ruan kujtime të mira nga derbi, por sigurisht më të vecanta janë ato, kur pas një fitoreje ndaj Atleticos arrin të ngresh lart trofe, sikurse ndodhi në Champions League.



