Bundesliga

Dortmundi në krizë të thellë, mposhtet edhe nga Shtutgarti

Borussia e Dortmunit ka harruar si fitohet. Verdhezinjtë morën humbjen e 3-të radhazi dhe të pestën ndeshje pa fitore pasi u mundën 2-1 nga Shtutgart që falë këtij suksesi ngjiti shkallët në renditje duke mos qenë më një skuadër e fundtabelës. Në Baden Wurtemberg vendasit u rikthyen te 3 pikët duke shfrytëzuar në maksimum çdo mundësi që ju paraqit madje dhe kur ato ja dhuruan futbollistët e Dotmundit, si në rastin e epërsisë së minutës së 5-të të Akolo. Dortmund nuk gaboi vetëm në mbrojtje por dhe nga pika e bardhë pasi Schuerrle nuk shënoi dot nga 11-metrat por për fatin e tij ishte Philip që dërgoi topin në rrjet pas kthimit nga portieri. Në pjesën  dytë megjithatë Shtutgart ashtu si në të parën gjeti shumë shpejt epërsinë me Brekalon që shënoi një gol të jashtëzakonshëm. Deri në fund shvabët ruajtën fitoren duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin, ndërsa Dortmund tanimë është në krizë të thellë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency