Premier League

Rikthehen Ibra-Pogba, United ‘përmbys’ Newcastle-n (Video)

Pas disa muajsh mungesë, Zlatan Ibrahimoviç rikthehet sërish të luajë, teksa u hodh në fushë në minutën e 77’, të sfidës Manchester United-Newcastle. Krahas suedezit, rikthim i rëndësishëm ishte edhe ai i Paul Pogbasë, me francezin që startoi nga minuta e parë dhe gjeti edhe golin në këtë sfidë.

Ndeshja u fitua nga skuadra e Mourinhos, me rezultatin 4-1, ndonëse të parët kaluan në avantazh djemtë e Benitezit. Martial, Smalling, Pogba dhe Lukaku, iu përgjigjën golit të Gayle, në fillim të sfidës.

Pas kësaj jave, Manchester United vijon të ruajë vendin e dytë të renditjes, në Premier League, me 26 pikë, 8 më pak se City kryesues, ndërsa ka lënë pas Chelsean me 25 dhe Tottenhamin me 23.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency