Serie A

Tare: Lazios i duhet një mbrojtës, Italia t’u besojë të rinjve!

Humbja në derbi me Romën nuk e zbeh sezonin e mrekullueshëm që po zhvillon Lazio. Dëshira e drejtuesve “bardhekaltër” është të përforcojnë organikën e trajnerit Simone Inzaghi. Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios i ftuar në emisionin “Domenica Sportiva” në Rai Due, shpjegoi strategjitë e merkartos dimërore.

“Duhet të bëjmë një goditje në mbrojtje. Jemi pak mangët në këtë repart, kështu që do të ndërhyjmë. A e kemi pikasur atë që do të afrojmë? Do të thosha po.”

I pyetur për situatën e vështirë që po kalon Kombëtarja Italiane, Tare theksoi se nuk duhet dramatizuar situata më shumë nga ç’është realisht.

“Në vitet ’90, kur unë luaja në Gjermani, ishin të njëjtat probleme dhe Italisë iu desh të bënte revolucion. Duhet besuar te një grup i ri për kualifikueset e Europianit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency