Merkato

Aktivizohet pak tek Atletico, Napoli “shënjestron” kroatin Vrsaljko

Napoli kërkon përforcime në prapavijë dhe këmbëngul për mbrojtësin e Atleticos së Madridit, Sime Vrsaljko. Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit “të kaltër” kërkojnë ta mbyllin sa më parë këtë çështje, duke nisur menjëherë bisedimet me menaxherin e kroatit, i cili është nisur drejt Madridit për të gjetur një marrëveshje me drejtuesit e klubit për merkaton e Janarit. Gjatë këtij sezoni Vrsaljko është aktivizuar vetëm në tri ndeshje të La Ligas nga Simeone, i cili duket se nuk ka shumë besim në aftësitë e 25-vjecarit. Përshtatja në Serinë A me Napolin nuk do të ishte e vështirë për lojtarin, që më parë në futbollin italian është aktivizuar me Sassuolon dhe Genoan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency