Futboll

Tavecchio: Pagova unë, por Venturën e zgjodhi Lippi

Disa orë pasi dha dorëheqjen si president i FIGC-së, Carlos Tavecchio u rikthye të flasë sërish. Edhe këtë herë, ish presidenti i Federatës Italiane të Futbollit u shpreh se po paguan paaftësinë e Venturës, por ndryshe nga herët e tjera, u shpreh se këtë të fundit e kishte zgjedhur Marcelo Lippi.

“Është e vërtetë, që po paguaj gabimet e Venturës dhe atë shtyllë që na mohoi golin në Solna. Çfarë duhet të kisha bërë? Të shkarkoja Venturën në përfundim të pjesës së parë në Milano? Gjithmonë kam thënë që e kam zgjedhur unë trajnerin, por sot jo. Dua t’u tregoj se ashtu siç e tha edhe Malago, Venturën e zgjodhi Marcelo Lippi”, tha i mërzitur Tavecchio.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency