Bologna ‘përmbys’ Veronën dhe largon krizën
Verona dhe Bologna vinin të dyja pas 4 humbjeve radhazi në këtë takim, por në fund të 90-minutëshit, ka qenë skuadra e Donnadonit ajo që ka ndalur hemorragjinë e humbjeve.
Në ‘Bentegodi’ u luajt një sfidë spektakolare, me plot 5 gola të shënuar, ndërsa rezultati final ishte 2-3. Verona kaloi e para në avantazh me anë të Çerçit, ndërsa Destro barazoi për miqtë, para se mbrojtësi uruguajan Caceres të shënonte dhe të dërgonte skuadrën e tij në avantazh, në dhomat e zhveshjes.
Skuadra e Donnadonit reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, teksa gjeti edhe 2 golat që sollën përmbysjen e rezultatit. Fillimisht ishte Okwonkwo që barazoi në minutën e 74-t, ndërsa 2 minuta më pas Donsah shënoi golin me vlerë 3 pikëshe.
Pas 13 javësh, Seria A kryesohet nga Napoli me 35 pikë, i ndjekur nga Interi me 33 dhe Juventusi me 31. Verona ‘noton’ në zonën e rënies, me 6 pikë në vendin e parafundit.



