Williams del hapur: Po negociojmë me Kubica-n
Skuderia Williams ka rrëfyer hapur planet e saj, teksa njoftoi se po negocion me Kubica-n, për t’i besuar drejtimin e makinës në sezonin e ardhshëm. Pas vendimit final për tërheqje të Felipe Massës, duket se do të jetë pikërisht Robert Kubica, pasardhësi i brazilianit, por ende nuk ka një rezultat konkret të bisedimeve.
Vetë skuderia njofton se po vijojnë negociatat më Kubica-n, por ende nuk është vendosur përfundimisht se kush do të drejtojë makinën Williams, në sezonin e ardhshëm të Formula 1. Polaku është shkëputur nga Formula 1 që në vitin 2012, kur iu bashkua garave Rally, por duket se do të mirëpriste rikthimin në sportin më të famshëm të automobilizmit.



