Kategoria Superiore

Shpërdorimi i rasteve, problemi i madh i Luftëtarit

Ngjason me një harakiri të vërtetë barazimi me Laçin për Luftëtarin. Një ndeshje e nisur me fillimin e ëndrrave, me një gol të Kristal Abazajt që në minutën e dytë, por e ikur për duarsh vetëm një minutë para fundit të kohës së rregullt, me golin e Gjonit që prishi festën në Gjirokastër. Në mes , një mori rastesh të humbura nga Luftëtari që edhe një herë tjetër konfirmon se nuk po i shpëton dot sindromës së shpërdorimit para porte. Mbrojtja nuk është ajo e sezonit të kaluar, dhe këtë e evidentojnë edhe 4 gola të pësuar në dy ndeshjet e fundit, diçka e pazakontë për një trajner si Hasan Lika. Luftëtari ka pësuar në total 15 gola deri më tani dhe ka mbrojtjen e tretë më të keqe të kampionatit pas atyre të Teutës dhe Lushnjës, por ajo që bie në sy më tepër është mungesa e cinizmit para porte. Elementët cilësorë nuk mungojnë, me futbollistë si Bregu e Abazaj që i kanë zili dhe skuadra të ndërtuara për objektiva madhorë në Superiore, por gjithsesi skuadra nuk arrin të konkretizojë volumin e rasteve të krijuara, dhe në fund, dihet në futboll vlen gjithmonë rezultati. Një Luftëtar më bujar se çduhet përballë kundërshtarëve nuk mund ti dalin llogaritë, aq më tepër në qytetin ku kanë namin se llogaritë dinë ti bëjnë më mirë se kudo tjetër.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency