Dinamo Kiev, trajneri Khatskevich kërkon fitoren me çdo kusht
Dinamo e Kievit udhëton drejt Shqipërisë për të siguruar vendin e parë në Grupin B. Këtë e bëri të ditur trajneri i skuadrës ukrainase një ditë përpara nisjes për në Shqipëri. Në një intervistë për mediat e vendit të tij, Alexander Khatskevich thekson se i ka kërkuar skuadrës të bëjë të njëjtën paraqitje me sfidat e fundit për të kërkuar me çdo kusht tre pikët në “Elbasan Arena”. “I kam nisur përgatitjet e kësaj sfide duke u kujtuar djemve pjesën e parë këtu në Kiev kundër Skënderbeut ku luajtëm shumë keq. Skuadra shqiptare është në formë të mirë dhe di ta luajë topin prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje, madje duhet të mbrohemi më mirë se sa në Kiev. Nuk kam planifikuar të stërvitem në Elbasan por në Tiranë sepse nuk ka asnjë kuotim të udhëtojmë dhjetra kilometra vetëm një ditë përpara ndeshjes vetëm për të zhvilluar një seancë stërvitore. Mendoj se duhet të tregoemi të kujdesshëm për të qenë në gjendjen optimale”, thekson trajneri i nënkampionëve të Ukrainës.



