Bundesliga

Misteri “Neuer”, Rummenigge: S’e dimë me saktësi kur kthehet!

Mbetet ende një mister data e rikthimit në fushë të Manuel Neuer. Drejtuesit i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge konfirmoi se është e paqartë se kur mund të rikuperohet me saktësi portieri gjerman. 62-vjeçari tha se nuk e di nëse Neuer mund të jetë i diponueshëm pas pushimeve dimëore, megjithëse u shfaq optimist për fazën e rikuperimit të gardianit të bavarëzeve. Menuel Neuer nuk aktivizohet me kampionët e Gjermanisë që prej muajit prill. Stafi i Bayernit nuk kërkon të nxitohet me riaftësimin e tij, aq më tepër që Sven Ulreich ka treguar një formë të mirë gjatë kësaj periudhe, duke ofruar garanci në portë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency