“Gjithçka për fëmijët”, specialistët në një tryezë me Dukën dhe Canën
“Gjithçka për fëmijët”, sepse gjithçka duhet të nisë nga ata që futbollin e jetojnë me pasion. FSHF synon të promovojë sa më shumë futbollin moshave, për ta bërë atë sa më atraktiv dhe komod për fëmijët në mbarë vendin, duke ndërmarrë një sërë iniciativash, që do të zgjerohen edhe në të ardhmen, në mënyrë që moshat e vogla të kenë sa më hapësira dhe të arrijnë të shprehen sa më mirë në lojën e futbollit, përfshirë këtu edhe futbollin e femrave apo atë amator. Për këtë qëllim, institucioni qëndror i futbollit në vendin tonë, organizoi një tryezë bashkëbisedimi me trajnerë, prindër dhe specialistë futbolli, ku u diskutua në lidhje me prespektivën dhe zhvillimin e futbollit të fëmijëve në Shqipëri. Fillimisht, fjalën e mori presidenti i federatës, Armando Duka, i cili e vuri theksin në projektet e ndërmarra, duke veçuar risinë e FSHF-së.
Në fillim te sezonit prezantuam projektin “Topi Yt”. Jemi e vetmja federatë që e kemi ndërmarrë një gjë të tillë. Një projekt tjetër pilot është “Grassroots”. Sot futboll luajnë 7 mijë fëmijë”.
Për kreun e federatës një rëndësi të veçantë ka edhe licensimi i njerëzve që punojnë me fëmijët.
Me një sistem licensimi nuk zgjidhet gjithçka. Ne marrim një lloj “feedback”-u nga prindërit, çfarë duhet të përmisojmë dhe ku është më e nevojshme”.
Projekti “Grassroots” është në implementim e sipër për futbollin e fëmijëve. Ambasadori i këtij projekti, Lorik Cana, shpreh kënaqësinë që ka nisur një aventurë të tillë, duke theksuar se edhe eksperienca e tij personale e ka bërë të kuptojë shumë rreth kësaj problematike.
Përgëzoj nisjen e këtij bashkëbisedimi jo vetëm për futbollin, por për shoqërinë tonë dhe fëmijët. Sporti dhe futbolli kanë nevojë për përmisim. Kemi patur një hsitori të gjatë bashkë. Sporti dhe futbolli ballafaqohen me problemet që kemi ne si shoqëri. Një shoqëri që është anashkaluar. E rëndësishme është të investojmë te moshat e reja. E kam pranuar me kënaqësi angazhimin si ambasador i “Grasroots”.
Tryeza i zgjeroi temat e diskutimit në disa aspekte, ku fjalën e morën sociologë, trajnerë, por edhe emra të njohur nga fusha të ndryshme, të cilët ngritën shqetësimet e tyre dhe diksutuan mbi mundësinë e ndërtimit të një sistemi cilësor, në mënyrë që në të ardhmen sa më shumë fëmijë të jenë pjesë e futbollit.



