Premier League

Simuloi ndaj Crystal Palace, Niasse skualifikohet me 2 ndeshje

Oumar Niasse skualifikohet me 2 ndeshje për simulim. Sulmuesi senegalez bëhet futbollisti i parë në Premier League që është vënë nën akuzë për simulim dhe është pezulluar për dy ndeshje, pasi asnjëherë më parë një futbollist nuk është dënuar me provë televizive pas ndeshjes.Niasse fitoi një penallti në sfidën ndaj Crystal Palace të dielën e shkuar, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2. Senegalezi u rrëzua në zonë, duke mashtruar arbitrin Antony Taylor.Niasse shënoi edhe një gol në atë takim, por tashmë do të mungojë për dy ndeshje, pasi edhe apeli urgjent i klubit është hedhur poshtë. Evertoni nuk ka komentuar ende mbi çështjen, pasi më parë dëshiron të lexojë argumentimin e dënimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency