Ligue 1

Udhëtoi pa leje drejt Kilit, Lille pezullon trajnerin Marcelo Bielsa

Marcelo Bielsa pezullohet nga detyra e trajnerit të Lille dhe për cështje orësh mund të shkarkohet nga detyra. Lajmi u dha nga vetë klubi francez, që nëpërmjet një njoftimi për shtyp sqaron edhe arsyen e këtij vendimi.

“Lille ka vendosur të pezullojë përkohësisht zotin Marcelo Bielsa nga funksioni i tij si trajner në kuadër të një hetimi të brendshëm të nisur nga klubi.”

Një ngjarje e pazakonte në botën e futbollit, që lidhet me një udhëtimit të trajnerit argjentinas drejt Kilit, pa marrë leje në klub. Duke njohur edhe karakterin e “Të Çmendurit”, sikurse etiketohet Bielsa, parashikohet ndërprerja përfundimtare e marrëdhënieve mes palëve. Dhe po ndodh pikërish në një moment pozitiv, pasi skuadra Lille ka fituar dy ndeshje radhazi në kampionatin francez, kundër Metz dhe St.Etienne.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency