Premier League

Chelsea në ankth për të ardhmen e Courtois, kërkon shumë për të rinovuar

Te Chelsea janë në ankth për të ardhmen e portierit belg Thibaut Courtois. Titullari i portës së “Bluve të Londrës”, duke parë interesimin e shumë klubeve të mëdha për të, po heziton të rinovojë kontratën aktuale me Chelsea-in e cila i skadon në verën e Vitit 2019. 25-vjeçari kërkon të përfitojë nga situata e krijuar dhe për të vazhduar bashkëpunimin me skuadrën angleze edhe për një kohë të gjatë u ka kërkuar drejtuesve të klubit një pagë faraonike prej 12 milionë eurosh në sezon. Shumë e konsiderueshme kjo edhe për një klub si Chelsea që do të mendohet dy herë përpara se t’i plotësojë kërkesat shtatlartit belg.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency