Serie A

Spalletti:Diferencat me rivalët? Nuk ekzistojnë më, Icardi te Reali? Unë fle i qetë

Ndalesa e radhës për Interin në Serie A është Cagliari. Këtë të shtunë zikaltrit do të udhëtojnë drejt Sardegnës për të koleksionuar fitoren e radhës në një kampionat që e shikon Interin si një skuadër protagoniste. Në konferencën për shtyp Luciano Spalletti vlerësoi rivalët ishullorë por shtoi se skuadra e tij tashmë është më e pjekur.

“ Do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një skuadre që luan mirë futboll, por ne nuk mund të gabojmë më, mesatarja e pikëve për vendet e para në këtë fazë të sezonit nuk ka qenë asnjëherë kaq e lartë dhe një gabim i vetëm të nxjerr jashtë zonës Champions”.

Interi i ka ngushtuar diferencat me Juventusit dhe Napolin dhe Spalletti e di shumë mirë këtë.

“ Për momentin nuk ka diferenca mes nesh por duhet t’i japim vazhdimësi asaj çfarë kemi bërë deri tani. Në çdo ndeshje duhet të nisim gjithçka nga zero dhe të nxjerrim në pah të gjitha cilësitë tona. Nuk duhet ta ndalim hapin, është kjo motua jonë tashmë”.

Në fund një mendim i Spallettit edhe për interesimin e Realit të Madridit për kapitenin Mauro Icardi.

“Kush nuk e dëshiron Icardi-n? Sipas meje e duan të gjithë. Unë e shoh totalisht të dashuruar me Interin, kur flas me të arrij të perceptoj: qytetin, shoqërinë, miqtë, tifozët, janë shumë gjëra që e mbajnë atë të lidhur fort këtu. Jam i bindur që ai mund të qëndrojë gjithmonë te Interi, gjatë gjithë karrierës së tij”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency