Kategoria Superiore

Flamurtari do fitoren në shtëpi, Teuta për vazhdimësi

Në Vlorë ka një derbi bregdetar, pasi Flamurtari i Duros do të presë Teutën, në një takim ku do të ndiejë sërish mungesën e tifozërisë, për shkak të pezullimit.

Vlonjatët kanë arritur të grumbullojnë 20 pikë në këto 11 javë të para dhe mbajnë me meritë vendin e dytë të renditjes, teksa do të kërkojnë 3 pikët ndaj Teutës, për t’iu afruar më shumë Skënderbeut kryesues.

Nga ana tjetër, durrsakët e Maganit vijnë në këtë takim me moral të lartë, pas 2 fitoresh radhazi dhe do të kërkojnë konfirmim me një tjetër rezultat pozitiv, në transfertën e vështirë vlonjate.

Flamurtari-Teuta, starton në orën 17:00, ndërsa takimi, si dhe deklaratat e analizat e pasndeshjes, do të transmetohen në Supersport 3.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency