Mbrojtja e Milinkovic: Na duhej fitorja ndaj Laçit, jo loja!
Kukësit nuk i vlente loja e mirë në një transfertë të vështirë si ajo e Laçit, por pikët. Trajneri Mladen Mikinkoviç e pranoi pas fitores me kurbinasit se ishte strategjia e tij për t’i lënë hapësira kundërshtarit, më qëllim për ta goditur me kundërsulm.
Donim të mos pësonim dhe të shënonim, kjo ishte arsyeja që luajtëm të kujdesshëm në prapavijë. Kishim planifikuar t’i jepnim hapësirë kundërshtarit dhe ta godisnim pas shpine me kundërsulm. Nuk doli ashtu siç donim, por rëndësi ka që morëm tri pikët. Në vend të Hallaçit kërkonim një lojtar më të shpejtë. Allën e ruajtën psikologjikisht, sepse vinte pas një gabimi me Partizanit. Kur vjen pas tre barazimeve dhe një humbjeje edhe psikologjia nuk është e duhura. Sot nuk na duhej loja, por fitorja. Dua t’i përgëzoj lojtarët për shpirtin e garës.
Trajneri serb i verilindorëve i mëshoi faktit që skuadra ka qenë e rënduar psikologjikisht gjatë javës, prandaj duhet përgëzuar për fitoren.
Kemi drekuar të gjithë bashkë për të qenë me lojtarët në këto momente delikate. Ana psikologjike luan shumë rëndësi në një ndeshje futbolli. Unë nuk jam futur në dhomat e zhveshjes për të dhënë dorëheqjen pas humbjes me Partizanin. Unë kam aq eksperiencë për t’i kaluar këto momente delikate. Kam thënë që do të flas me presidentin.



