Bologna e madhe në Dall’Ara, fiton 3-0 me Sampdorian
Bologna arriti një fitore të madhe në “Dall’Alara” ndaj Sampdorias, pasi jo vetëm që shënoi tre gola në portën e Vivianos, por luajti për më shumë se një pjesë loje më një lojtar më pak, pas ndëshkimit të Torosidis me karton të kuq në shtesën e fraksionit të parë. Skuadra e Donadonit e nisi ashtu siç dëshironte sfidën, duke shënuar që në minutën e 3-të me Verdin. Mbaye dyfishoi shifrat në 2-0 në minutën e 23-të, për të ardhur më pas te momenti i kartonit të dytë të Torosidis pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Gjithsesi, në fraksionin e dytë, edhe pse në inferioritet numerim, Bologna arriti të gjente sërish rrjetën në minutën e 73-të me Okwonkwon. Sampdoria nuk pati qetësinë në minutat e mbetura qoftë për të shkurtuar diferencën, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 3-0.



