Kategoria e Parë

Tirana ndalet nga Shënkolli, nuk përfiton Bylisi

 

U zhvilluan këtë të shtunë 9 nga 10 ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë, ku spikat barazimi 1-1 i Tiranës me Shënkollin në Grupin B. Gjithsesi, skuadra e Ze Marias nuk është shqetësuar shumë nga ky rezultat, sepse edhe Bylisi ndjekës nuk ka bërë më mirë, përkundrazi është mundur 3-1 nga Apolonia. Iliria e Fushë Krujës ndërkohë mposhti minimalisht Tomorin, Pogradeci kaloi 2-1 Turbinën ndërsa Naftëtari – Shkumbini përfundoi në barazim 1-1.

Në Grupin A Besëlidhja e vendit të dytë nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Dinamon, Engatia – Tërbuni përfundoi pa gola, ndërsa Vllaznia B fitoi 1-0 me Burrelin. Ndërsa ndeshja më e rëndësishme e javës për këtë grup do të zhvillohet mes Kastriotit kryesues dhe Erzenit, këtë të diel.

 

Grupi A

Dinamo – Bëselidhja.           1-1

Egnatia – Tërbuni                 0-0

Korabi – Besa                        0-0

Vllaznia B – Burreli               1-0

Kastrioti – Erzeni                  (E diel)

 

Grupi B

Apolonia – Bylis                    3-1

Shënkolli-Tirana                   1-1

Iliria – Tomori                       1-0

Pogradeci – Turbina            2-1

Naftëtari – Shkumbini         1-1

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency