Serie A

Ka frakturë në dorë, Juvja pa Higuain ndaj Napolit

Gonzalo Higuain humbet supersfidën e javës së 15-të të Serisë A, Napoli – Juventus. Pas ekzaminimeve më të detajuara, mësohet se dëmtimi në dorën e argjentinasit, i pësuar në fitoren 3-0 me Crotonen, është më i rëndë sa mendohej. “El Pipita” ka frakturë, çka e detyron t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mungesa e tij të premten në mbrëmje është e sigurt, madje parashikohet të mos jetë nën urdhrat e Allegrit edhe në disa ndeshje të tjera, ku më të rëndësishmet mbeten transferta vendimtare me Olympikaosin në Athinë në takimin e fundit në Grup në Champions dhe përballja në shtëpi me Interin, në javën pasardhëse të Serisë A

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency