Futboll

PSG për goleadën e radhës/ Everton-West Ham për të dalë nga kriza

Mesjavë kampionatesh në Europë pasi këtë mërkurë në Francë dhe Angli luhet pjesa më e madhe e sfidave për javën e 15-të dhe atë të 14-të. Në “Parc des Princes”, Paris Saint Germain pret Troyes në një duel shumë të thjeshtë në letër për skuadrën e Unay Emery, me parizienët që synojnë goleadën e radhës. Me të gjithë artilerinë e rëndë në fushë PSG do ta ketë të thjeshtë marrjen e tre pikëve, në një javë ku Parisi mund të shkëputet akoma edhe më shumë nga ndjekësit pasi Lyoni dhe Monaco kanë sfida të vështira, për ta vrarë përfundimisht kampionatin francez. PSG-Troyes do të nisë në orën 21:00 dhe do të transmetohet live në Supersport 2.

Vetëm një tunel nënujor e ndan Francën nga Anglia. Sot futboll luhet edhe në ishull pasi do të zhvillohen 6 takimet e mbetura të javës 14-të të Premier Leagues, me pjesën më të madhe të skuadrave të mëdha që luajnë pikërisht mbrëmjen e sotme. Manchester City ndaj Southampton-it do të kërkojë të zgjasë sërish distancën ndaj United që me suksesin ndaj Watfordit është afruar në vetëm 5 pikë.

Liverpooli udhëton në transfertën e vështirë ndaj Stoke City, ndërsa takime të lehta në letër për Arsenalin e Chelsea-in që presin në Londër, Huddersfield Town dhe Swansea City-in. Por në Supersport 2 në orën 21:00 ju do të keni mundësi të ndiqni një përballje mes dy skuadrave që pritej të bënin shumë në këtë sezon por që deri tani kanë zhgënjyer plotësisht. Në “Goodison Park”, Evertoni pret West Ham-in, dy skuadra që kanë shkarkuar trajnerët Koeman dhe Bilië. Të dyja ekipet janë në pozita shumë të vështirë ma Evertonin që është vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë aty ku qëndron West Hami.Për të dalë nga kriza kjo është sfida ideale, edhe pse duhet theksuar se të dyja skuadrat kanë shumë mungesa.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency