Kategoria Superiore

Klubet shqiptare mendojnë për merkaton, Partizani përgatit revolucionin

Dikush është i bindur se merkato e verës ka qënë e gabuar, ndërkohë që dikush tjetër në rrugë e sipër ka kuptuar se skuadra ka nevojë për përforcime. Si është përqasja e klubeve dhe stafeve teknike në raport me merkaton e janarit dhe cfarë pritet të ndodhë në këtë dritare transfeirmesh që për hir të së vërtetës nuk të ofron revolucion, por riparime të vogla. Revolucionin pritet ta bëjë Partizani. Vera ishte një dështim, klubi largoi të paktën 5 lojtarë në mes të sezonit dhe stafi i ri teknik synon emra që luajnë në Shqipëri ose së paku njohin kampionatin. Ata duan që  në verë të formojnë ekipin e sezonit ntë ardhshëm. Asgjë për të prekur ka Skënderbeu, madje merkato mund të jetë në dalje sepse parashikohet sërish ndonjë shitje në muajin janar. Flamurtari ka pranuar se do t’i duhrn dy futbollistë, mbi të gjitha një mesfushor me cilësi sulmuese, një numër 10, lojtar të cilin po e kërkon dhe Kamza. Vllaznia do ndërhyjë në të tri frontet, ndërsa Laçi është i dyzuar për afrimet e mundshme por me shumë gjasa do ti duhet një qëndër mbrojtës. Teuta do kërkojë në sulm, ndërsa Luftëtari gjithashtu duhet e afrojë një qëndërsulmues sepse për momentin nuk ka asnjë të tillë tipik. Lushnja si Skëndërbeu mund të mos bëjë blerje por jo sepse nuk ka nevojë por sepse nuk ka para.

Koha ka treguar që ata që blejnë më pak në janar fitojnë më shumë. Fitojnë ata të cilët nuk nguten në panik për të forcuar ekipin por rregullojnë dy tri pika delikate në merkato.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency