Sneijder i pakënaqur te Nice, e ardhmja në MLS
E ardhmja e Wesley Sneijder parashikohet të jetë në Major League Soccer. I transferuar te Nice gjatë merkatos së verës, pas përfundimit të kontratës me Galatasaray-in, holandezi nuk po gjen shumë hapësira nën drejtimin e Lucien Favre dhe për këtë po kërkon një zgjidhje të re për karrierën e tij. Me fanellën e francezëve gjatë 14 javëve kampionat ka koleksionuar vetëm 5 prezenca në fushën e lojës. Për këtë arsye 33-vejçari mund të largohet që në janar drejt Los Angeles FC, skuadër e cila e ka kërkuar edhe më parë.



