Cili është më i shpejtë, gepardi apo makina e Formula E? (video)
Përgjigjja vjen nga një video promocionale para nisjes së Botërorit Elektrik (gara e shpejtësisë ku marrin pjesë makinat elektrike) këtë fundjavë në Hong Kong. Njëvendëshja e Formula E, me emetin zero të gazrave, sfidon kafshën më të shpejtë që ekziston në tokë. Një mesazh sportiv, por që lidhet edhe me kujdesin për ambientin dhe ruajtjen e një specieje në zhdukje, si Gepardi.



