Serie A

Zielinski: Mposhtim Juven dhe afrojmë realizimin e ëndrrës

Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski duket se i ka idetë e qarta për sfidën e të premtes ndaj Juventusit. Polaku është shprehur se i gjithë ekipi ndihet gati dhe janë të karikuar për të marrë fitoren ndaj bardhezinjve dhe për t’u afruar më shumë me ëndrrën për të fituar titullin.

“Jemi duke përjetuar një moment mjaft të mirë, pasi argëtohemi shumë në fushë, por jemi bërë edhe cinikë, duke marrë shumë pikë. Kam fatin të luaj me një grup futbollistësh të mëdhenj dhe shumë të talentuar. Jemi të gjithë të gatshëm dhe të karikuar për të marrë maksimumin në sfidën me Juventusin. Një fitore me bardhezinjtë do të na dërgonte në +7 pikë me ta dhe ëndrra për të fituar titullin kampion do të ishte më afër”, tha Zielinski.

Mesfushori polak i Napolit vlerësoi edhe sulmuesin e bardhezinjve, Gonzalo Higuain, por theksoi se te Juventusi ka shumë kampionë, që janë për t’u respektuar dhe mund të bëjnë diferencën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency