E duan klubet e mëdha, por Ferrero përjashton largimin e Torreiras në janar
Lucas Torreira është një nga emrat më të lakuar për merkaton e janarit. Mesfushori uruguaian por që ka edhe pasaportë spanjolle kërkohet nga shumë klube të mëdha por presidenti Ferrero e përjashton kategorikisht largimin e tij në merkaton e dimrit. Ai tha se në verë do të vlerësojë ofertat për Torreiran për të cilin deklaroi se vlen tashmë 50 milionë euro. Në fakt mesfushori ka një klauzolë 25 mln euro por klubi synon t’i rinovojë kontratën dhe ta shesë në verë për një shumë që i afrohet 50 milionë eurove.



