Juventusi triumfon në “San Paolo” dhe ngushton diferencën me Napolin
Rikthehet Juventusi dhe rihap edhe njëherë betejën për titull, duke fituar në shtëpinë e kryesuesve të kampionatit, Napoli. Bardhezinjtë arritën të triumfojnë me rezultatin minimal 0-1 dhe të reduktojnë distancën me skuadrën e Sarrit, nga -4, në -1 pikë.
Sfida filloi e qetë, me Napolin që ushtronte presing dhe bardhezinjtë që tentonin të ulnin ritmin. Vendasit patën mundësinë e parë të mirë, por kapiteni Hamsik nuk arriti të godasë topin e servirur nga braziliani Allan. Skuadra e Allegrit përfitoi nga një kundërsulm në minutën e 11′ dhe gjeti golin e avantazhit, me ish sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain.
Argjentinasi ishte në dyshim për këtë takim, por Allegri rrezikoi duke e hedhur në fushë dhe duket se bëri mirë. Napolitanët kërkuan të reagojnë menjëherë, por goditjet e sulmuesve napolitanë ishin të dobta, për të shqetësuar Buffonin. Pak minuta nga fundi i pjesës së parë, napolitanët goditën 2 herë rrezikshëm portën e Juventusit, por kapiteni i bardhezinjve reagoi mrekullisht, duke u mohuar golin.
Edhe pjesa e dytë pa si protagonist Napolin, që kërkonte të barazojë, por sulmuesit vendas nuk ishin konkretë në zonë. Në minutat e fundit, u dëmtua edhe Lorenzo Insigne, duke bërë që Napoli të humbë shumë nga fuqia e tij sulmuese. Bardhezinjtë nga ana tjetër, administrojnë mirë lojën dhe mbrojnë në mënyrë fanatike avantazhin që u dha Higuain.
Përfundon 0-1 për bardhezinjtë, të cilët marrin përkohësisht vendin e dytë me 37 pikë, 1 më pak se Napoli dhe 1 më shumë se Interi. Zikaltrit mund të jenë të fituarit e kësaj sfide, pasi kanë mundësi të katapultohen në vendin e parë, nëse mposhtin Chievon të dielën në Milano.
94’ –Përfundon takimi me fitoren 0-1 të Juventusit. Vendimtar goli i Higuainit në minutën e 13′.
87’ – Aksion nga e djathta për napolitanët. Maggio ka mundësi të mirë për të shërbyer në zonë, por topi devijohet në goditje këndi.
83’ – Allegri kryen zëvendësimin e fundit. Ish milanisti De Sciglio i lë vendin mbrojtësit Barzagli, në minutat e mbetura.
79’ – Edhe Juventusi kryen zëvendësimin e dytë. Braziliani Douglas Costa i lë vendin Cuadrados.
75’ – Dorëzohet edhe Lorenzo Insigne. Sulmuesi italian dëmtohet dhe kërkon zëvendësim, për t’i lënë vendin Ounas. Trajneri Sarri kryen edhe zëvendësimin e fundit, duke ulur në stol Mario Ruin dhe hedhur në fushë në vend të tij, veteranin Maggio.
73’ – Shumë pranë golit Napoli me Insignen. Italiani shërbehet bukur në zonë dhe godet menjëherë, por topi kalon ngjitur me shtyllën e Buffon.
67’ – Napoli dhe Juventus kryejnë zëvendësimin e parë. Një nga më të mirët në fushë, braziliani Allan i lë vendin Zielinskit. Për bardhezinjtë Khedira i la vendin Marchisios
65’ – Rast i rrezikshëm për napolitanët, por Mertens rrëzohet dhe kërkon 11-metërsh. Gjyqtari nuk është i këtij mendimi dhe lejon avantazhin.
59’ – Mario Rui bëhet i ndëshkuari i dytë për Napolin, pas një faulli në dëm të De Sciglios
55’ – Callejon godet fuqishëm nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën e portës së Juventusit.
54’ – Kombinim i bukur Hamsik-Mertens-Insigne, por italiani godet lehtë në duart e Buffon.
52’ – Mario Rui përfundon në zonën e Juventusit dhe rrëzohet, por gjyqtari akordon vetëm faull në sulm, në dëm të Chiellinit.
– Përfundon pjesa e parë me avantazhin minimal të Juventusit. Vendimtar goli i argjentinasit Higuain, në minutën e 13’.
45’+ – Dries Mertens ndëshkohet për Napolin. Sulmuesi holandez kryen një faull të qëllimshëm ndaj boshnjakut Pjaniç.
44’ – Khedira dëmtohet dhe loja ndërpritet për t’i ardhur në ndihmë. Nuk ka asgjë për gjermanin, që rikthehet sërish në lojë.
39’ – Raul Albiol gabon në gjysmëfushën napolitane dhe Dybala i rrëmben topin e godet rrezikshëm, por mbi kuadratin e Reinës.
32’ – Krosimi i ardhur nga këndi, goditet me kokë nga Mertens, por Buffon pret mrekullisht.
31’ – Mundësi e shkëlqyer për Napolin, por goditja e Insignes grushtohet nga Buffon në këndore.
24’ – Giorgio Chiellini bëhet i ndëshkuari i parë në këtë mbrëmje.
23’- Dalje e shpejtë e Hysajt nga krahu i djathtë. Mbrojtësi godet në hyrje të zonës, por topi devijohet në këndore.
21’ – Higuain ka një tjetër mundësi shënimi, por topi devijohet në këndore nga Raul Albiol.
13’ – Juventus kalon në avantazh. Ai që ishte në dyshim për këtë takim, Higuain merr një pasim nga Dybala dhe e dërgon në rrjetën e portierit Reina

4’ – I menjëhershëm reagimi i juventinëve, me Higuain që del përballë Reinës, por portieri spanjoll grushton dhe e nxjerr topin në goditje këndi
3’ – Napoli ka një mundësi të shkëlqyer për të shënuar, por Hamsik nuk godet dot topin, pas pasimit të Allan
– Starton sfida, juventinët shkelmojnë topin nga qendra

Janë publikuar formacionet zyrtare, teksa Allegri ka vendosur të rrezikojë Gonzalo Higuain-in në majë të sulmit, mbështetur nga Dybala dhe Douglas Costa. Asnjë surprizë nga ana e Sarrit, që zbret Hysajn në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa në të djathtë aktivizohet Mario Rui.




