Mbyllet 1-1 në Gjirokastër, Bregu i mohon fitoren Flamurtarit
Mbyllet pas fitues ndeshja përmbyllëse e javës së 13-të të Superiores mes Luftëtarit dhe Flamurtarit. 1-1 përfundoi kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin e Gjirokastrës, ku kuqezinjtë shënuan të parët, por pa mundur ta ruanin epërsinë, pasi 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt i ndëshkoi një ish si Dejvi Bregu.
Luftëari e nis me agresivitet sfidën, duke ushtruar presion në gjysmëfushën e Flamurtarit. Fillimisht Rroca me një gjuajtje të pasaktë dhe më pas Bregu me një asist për Abazajn, që kotrollohet nga nga portierin kuqezi Nurkovic, japin shenjat e para të një sfidë mjaft të luftuar. Flumurtari në rastin e parë të rrezikshëm që iu afrua zonës së bluzinjve (26) realizoi me brazilianin Juffo, i asistuar nga Liçaj. Vendasit nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat, por Abazaj sërish nuk arrin ta mposhtë portierin Nurkoviç.
Edhe më e bukur pjesa e dytë, me Luftëtarin që detyrohet të marrë iniciativën për të gjetur golin e barazimit. Nga ana tjetër Useini dhe Danilo Alves nuk i shfrytëzuan rastet që patën për të mbyllur ndeshjen. Pas shumë përpjekjesh të dështuara më në fund Dejvi Bregu i shënon ish-skuadrës së tij, duke ndezur atmosferën në stadiumin e Gjirokastrës.
Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, edhe pse Luftëtari bëri gjithçka për të marrë një fitore me përmbysje. Luftërari mbetet në vendin e parafundit me vetë 10 pikë, 2 më pak se Vllaznia, ndërsa kuqezinjtë barazojnë Kukësin e vendin të tretë me 22 pikë, por me golaverazh më të dobët.



