Kategoria Superiore

Lika: Falënderoj futbollistët për shpirtin e garës

Shumë raste të krijuara dhe të pashfrytëzuara, por edhe gabime në mbrojtje, që po ndikojnë në rezultatin përfundimtar të ndeshjeve. Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, gjithsesi e vlerëson me nota pozitive paraqitjen me Flamurtarin.

Vazhdojmë të punojmë në stërvitje që momentet që ne krijojmë para portës t’i interpretojmë si duhet. Kemi krijuar raste, por kemi shfaqur probleme në fazën mbrojtëse. Gjithsesi, sot meritojmë nota pozitive, sepse nuk është e lehtë nga 0-1 të barazosh dhe të krijosh kaq shumë volum loje.

Duke ju referuar problemeve të shumta fizike, që kishin futbollistët e tij, Lika nuk heziton t’i përmendë një e nga një elementët që kanë sakrifikuar, edhe pse ishin të dëmtuar.

Unë dua të falënderoj futbollistët që dhanë maksimumin. Mbi të gjithë Beqirin, që pësoi një dëmtim gjatë nxemjes, por falë pjekurisë dhe eksperiencës zhvilloi një ndeshje të mirë. Edhe Rroca duhet falënderuar, sepse ka qenë me probleme fizike. Aleksi është shpirti i skuadrës, pësoi një trauma, por qëndroi deri në fund në fushë. Prandaj dua t’i falemderoj të gjithë.  

Në fund, trajneri i bluzinjve theksoi se organika e Luftëtarit ka nevojë të përforcohet në merkaton e janarit.

Duhet të përforcohemi, sepse me këtë kontigjent kemi mungesa. Në rast dëmtimesh dhe pezullimesh do ta kemi shumë të vështirë. Merkatoja e janarit ka vështirësitë e veta, por mendoj se do të gjejmë elementët e duhur për t’u përforcuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency