Serie A

Pasi mori kreun, Interi dominon edhe 11-shen e javës

Interi është e vetmja skuadër e Serisë A, që nuk ka pësuar ende humbje në këtë sezon, pas 15 javëve të luajtura. Skuadra e Spallettit mori me meritë vendin e parë të renditjes, pasi mposhti Chievon 5-0, në sfidën e të dielës pasdite.

Pikërisht paraqitja bindëse dhe rikthimi në krye, ka bërë që futbollistët zikaltër të dominojnë në 11-shen më të mirë të javës. Interi përfaqësohet me 3 futbollistë në këtë formacion, pikërisht me 2 krahët e sulmit, Candreva dhe Perisiç, si dhe qendërmbrojtësin sllovak Milan Skriniar.

Në portë bie në sy prezenca e Buffon, që ruajti të paprekur katërkëndëshin e tij në Napoli dhe parakaloi portierin e Beneventos, Brignoli, që më shumë sesa për aftësitë si portier, u dallua për golin e shënuar ndaj Milanit.

Ja formacioni më i mirë i javës së 15 të Serisë A, sipas Whoscored.com

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency