United – City, ja cili do të ishte formacioni ideal miks
Të dielën, në orën 17:30, në “Old Trafford” do të luhet derbi i Manchesterit mes United dhe City-t, ku përplasen dy skuadrat kryesuese të Premier Leagues. Në fakt, skuadra e Pep Guardiolës ka një avatazh të ndjeshëm prej 8 pikësh me rivalët ndërqytetas, por “Djajtë e Kuq” synojnë ta ndezin garën e titullit duke thyer ecurinë e jashtëzakonshme të “Cityzenz” në këtë fillim sezoni. Miqtë kanë fituar 13 takime radhazi në Premier League, ndërsa United nuk mposhtet në shtëpi prej 40 ndeshjesh. Konsiderohet përballja më e madhe e sezonit aktual, por cila do të ishte 11-shja më e mirë me futbollistë të kombinuar të të dy ekipeve? Këtë na e zbulon goal.com, që u referohet paraqitjeve të futbollistëve të të dyja skuadrave përgjatë këtij sezoni. Dominon lehtë Manchester City me 6 lojtarë, përkundrejt 5 të United. Bie në sy fakti që “Djajtë e Kuq” kanë epërsi në aspektin mbrojtës, ndërsa “Cityzens” dominojmë me mesfushë dhe sulm.
Formacioni miks: DAVID DE GEA (United); ANTONIO VALENCIA (United), NICOLAS OTAMENDI (City), MARCOS ROJO (United), ASHLEY YOUNG (United); KEVIN DE BRUYNE (City), NEMANJA MATIC (United), DAVID SILVA (City), RAHEEM STERLING (City); SERGIO AGUERO (City), LEROY SANE (City).




