Chelsea ofertë Leverkusenit për sulmuesin Bailey
Chelsea duket se kërkon të bëjë një tjetër afrim në repartin e sulmit, ku aktualisht pasha mbahet nga spanjolli Alvaro Moratta. Londinezët kanë piketuar sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Leon Bailey, për të cilin janë gati të ofrojnë 25 milionë euro për ta transferuar që në janar.
Chelsea ka monitoruar progresin e Bailey gjatë kohëve të fundit, që kur ai ka qenë pjesë e Gentit në Belgjikë, ndërsa tani janë bindur për ofertën. Bailey ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 2 të tjerë në 11 takime të Bundesligës.



